Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Rezultati 0-2

Flamurtari dhe Kukësi luajnë mi fillim nga ora 19:00, ndeshjen e fundit të kësaj jave në Superiore.

Vlonjtatët me shumë probleme financiare dhe jo vetëm do të vihen përballë Kukësit, që e ka nisur shumë mirë kampionatin duke fituar Partizanin në javën e parë.

Nga stoli do e nisë ndeshjen Abazaj për verilindorët, ndërsa Flamurtari në majën e sulmit do të luajë me Vatnikajn. Musta-Gavazaj-Shkurtaj do jetë treshja e sulmit për Kukësin.

 

LIVE | Flamurtari-Kukësi 0-2
GOL:  / Shkurtaj 23′, 62′

KOMENTI LIVE

62’  KUKËSI 0-2/ Dyfishojnë verilindorët. Rroca hap lojën në të djathtë për Maliqin, dhe në pasimin për Shkurtajn, sulmuesi nuk fal vetëm me Moçkën.

60’ Qarkullon topin në mesin e fushës Kukësi, teksa e mban nën kontroll Flamurtarin.

56’ Musta lëviz bukur teksa kalon në mes të mbrojtjes, lë pas edhe Deliajn, ndërsa bllokohet nga Moçka. Më pas, në vazhdimin e aksionit godet edhe Kitanovski, por topi përfundon jashtë.

53’ Shkurtaj provon të futet sërish në mesin e mbrojtjes vlonjate, por bllokohet me forcë nga Deliaj.

46’ Nis pjesa e dytë në Vlorë. Dy zëvendësime te Flamurtari. Vatnikaj e Qarri mbesin në dhomat e zhveshjeve, futen në fushë Bajram e Kreshnik Nebihi, të dy kushërinj.

Related posts

Aris josh Vangjelin me shiritin e kapitenit/ Mbrojtësi i Skënderbeut drejt kampionatit grek

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas 11 minutash lojë, Widmer ndëshkon Italinë me një gol të “ÇMENDUR” (VIDEO)

Delo.autor

VETËM 16 MINUTA NË 3 MUAJ/ Objekti misterioz kalon dëmtimin, tifozët e Milanit dhe trajneri presin ta zbulojnë

Delo.autor

Leave a Comment