Champions League Futboll Sport

INTER NË GRUP ME BARCELONËN/ Zanetti komenton grupin e “ferrit” pas hedhjes së shortit

Direkt nga Montekarlo, ku u hodh shorti për fazën e grupeve të Champions League, ishte Havier Zaneti që foli për “Sky Sport”.

Zëvendëspresidenti i Interit foli për shortin në një grup mjaft të vështirë.

“E dimë potencialin e kësaj skuadre, dhe do luajmë të gjitha shanset. Mund të përballemi me lehtësi me ekipet që kemi përballë. Objektivi? Conte na ka sjellë një mentalitet të madh, ai ia del të transmetojë vizionin e tij për futbollin. E dimë që në Champions mund të luajmë me këdo. Udhëtimi i Contes sapo ka nisur, tani të shohim për kualifikimin. Unë besoj se ekipi jonë është ndërtuar që të jetë sërish mes protagonistëve, prandaj kemi zgjedhur edhe Conten për stolin. Objektivi kryesor është të bëjmë paraqitje të mirë dhe të kualifikohemi”, deklaroi drejtuesi i Interit.

Related posts

SHITJA E HAKIM TEK INTER PËR 50 MILIONË EURO/ “Marca” sulmon ashpër Real Madrid: Këto çudi vetëm aty ndodhin…

Delo.autor

EURO 2020/ Mebetet enigmë ndarja e grupeve, ja si ndahen vazot për shortin e Europianit (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME AJO QË NDODH/ Tifozët e Realit i kërkojnë klubit të transferojë Messin

Delo.autor

Leave a Comment