Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DURMISHAJ LARGOHET NGA OLYMPIACOS/ Sulmuesi pranë transferimit në Belgjikë tek klubi…

Fiorin Durmishaj, sulmuesi me origjinë shqiptare që zgjodhi kombëtaren greke duket se do t’i japë shumë shpejt, fund aventurës së re te Olimpiakosi.

Edhe pse u fut me shumë vrull në fazën përgatitore dhe në ndeshjet miqësore, sulmuesi pritet të largohet nga skuadra e Pireut.

Siç raporton “fosoline.gr”, Olimpiakosi ka arritur marrëveshjen me skuadrën belge të Beverenit, për të huazuar Durmishajn deri në verën e vitit 2020, në mënyrë që të marrë sa më shumë minuta në këmbë.

Konkurrenca e madhe që ka në skuadrën greke e ka skarcuar sulmuesin me origjinë shqiptare, që nuk ka mundur të bindë trajnerin Martins.

Related posts

E FUNDIT/ Dy miqësore për Shqipërinë e Mustedaganic, publikohet lista e lojtarëve

Sadik.Autor

REAL MADRID NË KRIZË/ Casillas shpjegon pse Zidane është trajneri i duhur për “Los Blancos”

Delo.autor

INTER MBETET PRAPA NË MERKATO/ Trajneri Conte ndryshon pozicionin e Perisic, ja skema

Delo.autor

Leave a Comment