Sport Të tjera

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË TOKIO/ Loriana Kuka i siguron Kosovës medaljen e bronztë

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja kosovare ka mposhtur sllovenen Klara Apotekar duke i siguruar shtetit të saj një tjetër medalje të rëndësishme.

Kosovarja e kaloi rundin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u përball me gjermanen Luise Malzahn, të cilën arriti ta mposhtë vetëm në kohën “Golden Score”.

Në rundin e tretë, Loriana u tregua shumë e fortë për argjentinasen Lucia Cantero, të cilën e mposhti me ippon.

Megjithatë, rrugëtimi i saj drejt medaljes së artës nuk zgjati shumë, pasi që në çerekfinale pësoi disfatë.

Related posts

MERKATO E DIMIRIT/ 10 blerjet më të shtrenjta të janarit, Goditje të zgjuara apo të nxituara?

Delo.autor

QUAJENI… “BOSI”/ Gashi shijon ende milionat e Amerikes, punon si Ronaldo dhe takon Mesin…

F.autor

HOLANDË-AUSTRI/ Ndeshja me dy ekipeve pritet me ritëm dhe premton spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment