Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA ME VLLAZNINË/ Trajneri Mema surprizon me formacionin, ja si pritet të rreshtohen

Bardheblutë kanë edhe një seancë stërvitore përpara se ata të luajnë në Shkodër të shtunën, ora 19:00. Trajneri Ardian Mema akoma nuk e ka vendosur se cilët do të jenë 11 futbollistët. Gjithsesi, një ide e ka dhënë, ndonëse mungonin pesë lojtarë.

Me portën ku zot është Ilion Lika, mbrojtja do të jetë e përbërë nga Vangjeli, Osmani, Imami dhe Hoxhallari. Në mesfushë Batha me të gjitha gjasat do të ketë shok reparti Çelhakën, ndërsa njëri mes Halilit e Dokës do të jetë titullar në krahun e djathtë.

Formacioni i mundshem i Tiranes

Hasani në qendër dhe Kaleja majtas. Sulmi me të gjitha gjasat do t’i besohet Majkëll Ngosë, që dje ishte me fanellën e titullarit. Megjithatë, është për t’u parë, sepse ndonjëherë Mema surprizon me 11-shen.

Related posts

Ka gol në ndeshjen Barcelona – Chelsea/ Shënon Messi

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mbrojtësi Hysaj akord me Lazion, pritet vetëm zyrtarizimi tek skuadra e Sarrit

Delo.autor

MINUTË PAS MINUTE/ Qarabak shënon edhe golin e tretë ndaj Kukësit

Isa.Autor

Leave a Comment