Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Në Shkodër luhet klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës, Durrsakët kërkojnë vazhdimësinë

Pas 2 sezonesh dhe  pas asaj ndeshjeje dramatike të javës së fundit të edicionit 2016-2017 që vulosi rënien e Tiranës nga elita e futbollit shqiptar për herë të parë në histori, rikthehet klasikja e futbollit shqiptar. Pas rrëzimit edhe të Vllaznisë dhe rikthimit edhe të kuqebluve në Superiore, kuqeblutë dhe bardheblutë do të ndeshen sërish. Mbrëmjen e sotme në Loro Boriçi luhet një nga sfida më të ndiera të futbollit shqiptar, pasi në fushë pas plot 2 vitesh do të vihet sërish në skenë derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana.

Sfida mes dy skuadrave më të vjetra të Kategorisë Superiore gjithmonë përcjell interes aq më tepër që të dyja skuadra e kanë nisur mirë kampionatin duke grumbulluar nga 4 pikë dhe duke mos pësuar gol në dy ndeshjet e parë. Tirana ka më shumë cilësi brenda por në Loro Boriçi do të mbështetet te tifozët e zjarrtë shkodranë të cilët pritet të jenë të shumë në shkallët e stadiumit për të përkrahur skuadrën e tyre. Po në orën 19:00 do të luhet edhe takimi tjetër i javës së 3-të të Kategorisë Superiore ai mes Teutës dhe Luftëtarit. Durrsakët janë dukshëm favoritë për të marrë tre pikët përballë një rivali që është ende në ndërtim e sipër.

Related posts

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Barcelona mposht Osasuna-n dhe i bën “presion” Atleticos në krye

Delo.autor

Bayern, Heynckes tregon ëndrrën e parealizuar të merkatos…

Q.Autor

“Ronaldo do të bëhet President i SHBA”, Donald Trump ia kthen përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë”

Sadik.Autor

Leave a Comment