Eredivisie Futboll Sport

SHKËLQEJNË KAMPIONËT HOLANDEZ/ Ajax fiton me goleadë dhe kap përkohësisht kreun

Fitore e lehtë për Ajaxin e Amsterdamit në javën e 5-të të Eredivisies. Kampionët në fuqi të Holandës triumfuan me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Sparta Roterdam dhe u ngjitën përkohësisht në krye të Eredivisies me 10 pikë të grumbulluara por mbi të gjitha me një ndeshje më pak.

Ajaxi zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë me golat e Promes dhe Ziyech ndërkohë që në fraksionin e dytë realizuan Tadic me penallti dhe sërish marokeni Ziyech.

Golin e nderit për Spartën e realizoi turku Dervisoglu. Më herët fitoi edhe Twente që me mesfushorin e kombëtares Shpresa Lindon Selahi si titullar mposhti 3-1 Utrecht dhe mori fitoren e dytë në 5 takime në të cilat nuk njeh humbje por numëron edhe 3 barazime.

Related posts

MERR FUND “TELENOVELA”/ Një kampion bote vishet verdhekuq, firmos me ROMËN

Isa.Autor

“GJITHÇKA NDODH PËR NJË ARSYE”/ Thiago Silva “shkund” Chelsea-n: Duhet punë, djersë dhe gjak

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern e nis me gol, anglezët kundërgjigjen me 19-vjeçarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment