Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mercedes zyrtarizon “pilotin e dytë”, ja cili është kolegu i Hamilton (FOTO)

Ashtu sikurse ishte përfolur pak ditë më parë, piloti Valtteri Bottas do të qëndrojë te makina Mercedes edhe sezonin e ardhshëm të Formula 1. Finlandezi, që garon prej 3 vitesh me makinën gjermane, ishte në balotazh me francezin Esteban Ocon.

Gjithsesi, Toto Woff ka vendosur që t’i besojë Bottas njëvendëshen kampione të botës. Ai mendon se përvoja e Bottas dhe fakti që marrëdhënia e finlandezit me Lewis Hamilton është e mirë, bëjnë që kjo dyshe të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen.

“Jam i kënaqur që bëj pjesë e kësaj familje dhe dua të falënderoj të gjithë për besimin që më dhanë. Objektivi im është të shpallem kampion bote me Mercedes dhe ky është ekipi më i mirë për ta realizuar këtë gjë. Tani radhën e ka pista për të treguar se sa vlej”, tha Bottas.

“Valtteri këtë vit ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme. Për më tepër që ka ndihmuar shumë që makina Mercedes të shpallet kampione. Ndaj e meritonte këtë mundësi dhe ne jemi të lumtur që do ta kemi sërish mes nesh”, tha Wolff.

Related posts

Trofeu i 39-të për Dani Alves; futbollisti më i suksesshëm në histori

Sadik.Autor

RAMOS 10 VITE “MBRET” NË FORMACION/ Kapiteni spanjoll dominon me Mesin dhe Ronaldon

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni se çfarë dhuratash shpërdoron Neymar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment