Futboll Seria A Sport

SULMI I KAMPIONËVE I MBIPOPULLUAR/ Juventus “sakrifikon” Mandzukic për…

Në merkaton e verës që u mbyll ditën e djeshme, Juventusi kishte si synim të largonte Mario Mandzukic nga skuadra duke qenë se sulmi bardhezi është mbipopulluar, sidomos me ardhjen e Higuain.

Ofertat tunduese për sulmuesin kroat munguan dhe në këto kushte ai do të qëndrojë në Torino të paktën deri në merkaton e janarit.

Sakaq, Juventusi po përpilon listën me futbollistët e grumbulluar për në Ligën e Kampionëve dhe këtë listë duhet ta dorëzojë në UEFA së shpejti.

Mediat italiane raportojnë se pikërisht Mandzukic, është i sakrifikuari i parë dhe nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve në këtë kompeticion.

Sarri ka besim te Higuain, futbollist të cilin e ka dashur në të gjitha skuadrat që ka drejtuar.

Kështu, argjentinasi i ka zënë vendin kroatit, ndërkohë që në balotazh për të mbetur jashtë janë edhe Ramsey dhe Emre Can, por ky i fundit ka më shumë gjasa të mos përfshihet në listë.

Related posts

DIKUR SHOK SKUADRE/ Pas një ataku kardiak të Casillas, ja mesazhi i CR7 (FOTO)

Delo.autor

NUK DI TË NDALET VEDAT MURIQI/ “Bomberi” shqiptar hipotekon fitoren në derbi me Besiktas (VIDEO)

Delo.autor

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ A po negocion Barcelona me Neymar dhe Lautaro? E zbulon Bartomeu

Delo.autor

Leave a Comment