Sport Të tjera Tennis

GRAND SLAM “US OPEN”/ Eliminohet nga turneu kampionia në fuqi…

Tenistja japoneze Naomi Osaka, kampione në fuqi e grand slam të US Open dhe numri 1 në botë, është eliminuar nga turneu nju-jorkez. Ajo u mund sot 2-0 (7-5, 6-4) nga tenistja zvicerane Belinda Bencic. Një ndeshje e mirë e Bencic, që arriti të fitojë në secilin set nga një “game” me topat e rivales, duke korrur një fitore surprizë, që e kualifikon në çerekfinale.

Vijon momenti i mirë i tenistes kanadeze Bianca Andreescu, që në raundin e katërt mundi 2-1 amerikanen Taylor Townsend (6-1, 4-6, 6-2). Në çerekfinale shkon edhe tenistja belge Elise Mertens, që sot triumfoi me lehtësi 2-0 (6-1, 6-1) ndaj amerikanes Kristie Ahn, ndeshje pa rivalitet. Tenistja e fundit që avancon në çerekfinale është kroatja Donna Vekic, që mundi 2-1 (6-7, 7-5, 6-3) rivalen gjermane Julia Goerges.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani prezanton mesfushorin Marku: Është nisur menjëherë drejt…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet derbi Manchester City-Manchester United. Rezultati 1-2

Delo.autor

ÇFARË RREZIKU/ SALAH ka vendosur një bast, në “tryezë” është EGJIPTI

Isa.Autor

Leave a Comment