Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi prish marrëdhëniet me presidentin e Barcelonës për shkak të…

Marrëdhëniet mes Lionel Messit dhe presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, janë të ftohta momentalisht.

“Cadena SER”, raporton se ata të dy nuk janë takuar në Monaco, gjatë hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve dhe shkaku është Neymar.

Braziliani ka marrëdhënie shumë të mira me yjet e Barcelonës dhe në dhomat e zhveshjes së katalanasve kërkonin rikthimin e tij, gjë që nuk u bë.

Siç raporton kjo media, lojtari i PSG-së kishte kontakt të përditshëm me yjet e Barcelonës për t’u informuar me atë që do të bënte klubi.

Messi kështu duket se ka hatërmbetje me presidentin për dhuratën që nuk u bë gjatë merkatos verore.

Related posts

PLANET E TRAJNERIT/ Klopp: Liverpooli nuk do të bëjë transferime për merkaton në…

Isa.Autor

PYETET PËR KRAHASIMIN MES MESSIT DHE MBAPPE/ Griezmann: Ai ka shumë talent, por ende duhet të përmirësohet për…

Delo.autor

E FUNDIT/ Klubet e Premier shfaqën interes, 33-vjeçari rinovon me Mannchester Unitedin

Delo.autor

Leave a Comment