Futboll Sport

U TREGUAN TË ASHPËR ME KOSOVARIN PAS DERBIT TË LODRËS/ Xhaka reagon ndaj kritikëve: Askush nuk flet për…

“Ne patëm shumë shanse, por kështu e ka futbolli. Askush nuk flet për rastet tona, askush nuk flet sa shanse i humbëm. Ata flasin gjithmonë vetëm për gabimet. Kjo është pjesë e futbollit”.

Granit Xhaka ka reaguar ndaj kritikëve, të cilët u treguan të ashpër me kosovarin pas derbit të Londrës, duke thënë se Arsenali meriton më shumë lëvdata seç merr.

Xhaka u kritikua në fundjavë pasi bëri faull ndaj Heung-min Son duke shkaktuar penallti në barazimin 2:2 të Arsenalit kundër Tottenhamit.

Arsenali luftoi për ta barazuar rezultatin nga 0:2 në 2:2 duke e siguruar një pikë në “Emirates”. Kosovari i Zvicrës beson se “Topçinjtë” janë kritikuar pa të drejtë për mënyrën sesi e kishin nisur ndeshjen.

“Natyrisht që kritikët janë gjithmonë këtu. Mendoj se patëm një ndeshje të mirë në derbin e Londrës veriore. Unë e bëra një gabim me penalltinë, por nëse e keni parë ndeshjen, ne kemi pasur mundësi që ta fitonim atë”, tha Xhaka.

“Ne patëm shumë shanse, por kështu e ka futbolli. Askush nuk flet për rastet tona, askush nuk flet sa shanse i humbëm. Ata flasin gjithmonë vetëm për gabimet. Kjo është pjesë e futbollit”, shtoi ai.

Related posts

Ky është goli që iu anulua Brazilit. Shikojeni dhe gjykojeni vetë (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i Seria A ndryshon pronar, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

FITORE PËR INFRAKT/ Irani triumfon ndaj Uellsit në sekondat finale dhe hedh një hap drejt kualifikimit për fazën tjetër në Botëror

F.autor

Leave a Comment