Eredivisie Futboll

Ajaxi përmbys Bredan, -7 nga PSV Eindhoven

Ajaxi e Amsterdamit e nisi keq sfidën ndaj Bredas, por në fund arriti të fitonte me përmbysje 3-1. “Harkëtarët” e panë veten në në disavantazh që në minutën e 6-të, kur Ambrose realizoi për miqtë.

Në të 25-ën van de Beek, i shërbyer nga talenti Kluivert ktheu ekuilibrat në rezultat, ndërsa pak para se të mbyllej pjesë e parë, Neres finalizoi saktë nga jashtë zonës për golin e 2-1.

Ndeshja mbeti e hapur deri në minutat shtesë kur Ziych ekzekutoi saktë një goditje dënimi për rezultatin përfundimtar 3-1. Eredivizie kryesohet nga PSV Eindhoven me 55 pikë, e ndjekur nga Ajaxi me 7 pikë më pak.

Related posts

TREGON NDRYSHIMIN E MADH QË KA PËSUAR KOSOVA/ Rrëfen Kameramani anglez: 1997 në frontin e luftës, 2019 me… (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Rinovimi i Brozovic është përparësi, por kërkesat e tij bien ndesh me politikën e klubit

Delo.autor

PAS DISFATËS NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Starova: Kemi hyrë në krizë golash dhe pikësh, objektivi…

Delo.autor

Leave a Comment