Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Luftëtari emëron trajnerin e ri, në stol ulet…

Pas largimit të Klodian Duros që u rikthye në postin e drejtorit teknik, Luftëtari ka gjetur edhe trajnerin e ri i cili vjen nga Greqia.

Ai është 46 vjeçari, Jorgos Marantas i cili ka marrë përsipër misionin e vështirë për të shpëtuar Luftëtarin nga rënia në kategorinë e Parë.

Siç njofton edhe vetë klubi bluzi në faqen zyrtare, Jorgos Marantas gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar klube të ligave të ulëta në Greqi.

Njoftimi i Luftëtarit:

Trajneri i ri është Jorgos Marantas. 46-vjeçari grek, drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij ka qenë në krye të ekipeve inferiore greke.Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos. Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës, deri në shkurt të 2019-ës.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Tifozët francez “grumbullojnë” dy të padëshiruarit e Deschamps

Delo.autor

SIMEONE NËN PRESION/ Flet për mbrojtësin: Bayerni ka…

Isa.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUMUN/ Ylli Vajushi ndëshkon CSM Resita me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment