Futboll Kombëtarja Sport

REJA BEFASON ME SULMIN/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Francës

Edi Reja ka përgatitur planin për të tentuar mrekullinë përballë Francës, e megjithatë rrugës ka hasur me surpriza të pakëndshme.

Sokol Cikalleshi po e mban pezull formacionin. Sulmuesi është në dyshim për shkak të dhimbjeve në kavilje, ndaj nuk mund të thuhet me siguri nëse do të luajë në vijën e parë.

Në stërvitjen e djeshme në Francë, të gjithë kanë qenë në fushë, edhe bomberi i Akhisarsporit, i cili u stërvit plotësisht, pavarësisht dëmtimit.

Dyshimet për gjendjen e këtij të fundit bënë që përkrah Balajt të provohej Uzuni. Në mesfushë, krahas Xhakës ka balotazh mes 3 lojtarësh për 2 role.

Abrashi shihet i avantazhuar në raport me Gjasulën dhe Memushajn. Reparti i mbrojtjes, solid me pesë, pritet që të ketë kapitenin Mavraj me Gjimshitin dhe Ismajlin në krahë. Si mbrojtës anësorë, Hysaj në të djathtë dhe Binaku që sfidon fort me Lenjanin, pritet të rreshtohen përballë “Gjelave”. Porta? Strakosha me gjysmëhapi avantazh ndaj Berishës.

Reja do të luajë me modulin e lojës 5-3-2, ku në repartin e sulmit befasisht do t’i besojë dyshes Uzuni-Balaj.

‘Panorama sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Shqipërisë në përballjen ndaj Francës e cila luhet ditën e shtunë në orën 20:45.

Image

Related posts

LIVE/ Porto-Liverpool, Van Dijk thellon shifrat për “Të Kuqtë”

Delo.autor

Oferta nga Anglia për Jorginhon e Napolit, vlen 40 milionë euro

Q.Autor

MotoGP/ Lajm i mirë për skuderinë Suzuki, vjen zyrtarizimi

Sadik.Autor

Leave a Comment