Boston Celtics nuk e prishi serinë e fitoreve radhazi, duke mposhtur me vetëm një pikë diferencë 97 – 96 Portland Trail Blazers. Në “TD Garden” të Bostonit u zhvillua një ndeshje shumë e fortë, me skuadrën nga Oregoni që shpërdori një avantazh prej 16 pikësh të arritur në fund të pjesës së parë. Horford rezultoi lojtari më i mirë për Celtics me 22 pikë, 5 asiste dhe 10 rikuperime.
Eric Bladsose me 28 pikë, 6 asiste dhe 4 topa të kontrolluar poshtë koshit ishte frymëzuesi i Milwaukee Bucks, që fitoi 94 – 109 në parketin e Brooklyn Nets.
New York Nicks dështoi të shfrytëzonte faktorin fushë në përballjen me Atlanta Hawks, që fitoi 96 – 99 në “Madison Square Garden”.
Toronto Raptors nuk zhgënjeu në “Air Canada Center” ndaj Memphis Grizzlies, duke fituar 101 – 86. 6 basketbollistë të Raptors realizuan 10 apo më shumë pikë, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e mirë të Marc Gasol, që shënoi 20 pikë.