Futboll Sport

MANUEL NEUER I KA ZËNË VENDIN TEK GJERMANIA/ Flet Ter Stegen: Kjo situatë po më çmend…

Është pjesë e 3 kandidaturave të FIFA-s për çmimin e portierit më të mirë të vitit, sezoni i kaluar ishte i shkëlqyer për të me fanellën e Barcelonës, por as kjo nuk ka mjaftuar që Marc-Andre Ter Stegen të shndërrohet në portierin e parë të kombëtares gjermane, pasi titullari mes shtyllave vazhdon të jetë Manuel Neuer.

Portieri i Barçës nuk ndihet aspak mirë nga kjo situatë dhe në një intervistë i ka thënë të gjitha.

“Natyrisht kjo situatë po më çmend. Ti jep më të mirën nga vetja dhe nuk je aty ku dëshiron. Unë dua të jem i suksesshëm dhe objektivi i madh që unë kam, është të jem portieri i parë për kombëtaren time. Por, jo me çdo kusht, unë dua ta shikoj veten time në pasqyrë dhe të them se kam punuar gjithmonë me ndershmëri. Nuk është aspak e lehtë, por durimi është pjesë e të qenit futbollist. Ka raste kur duhet të presësh”, theksoi portieri.

Në vendimin e trajnerit Low për të aktivizuar titullar Neuer ka ndikuar edhe qëndrimi i portierit në Gjermani, ndërkohë që Ter Stegen zgjodhi kalimin në Spanjë për vazhdimin e karrierës së tij.

“Nuk pendohem aspak që u largova drejt Spanjës. Përvoja e të luajturit jashtë vendit, më ka bërë akoma më të fortë si portier”, përfundoi Ter Stegen.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Mema: Nuk patëm fat, Do jemi ekip më agresiv…

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Teuta e cunguar kërkon surprizën ndaj Flamurtarit të ‘plagosur’

Sadik.Autor

NGA HELMI TEL “CALCIOPOLI”/ Super dueli Inter-Juventus që zgjat… 110 vite

Delo.autor

Leave a Comment