Të tjera

Pavarësisht vendimit të Arbitrazhit, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk i fton në gara 15 rusë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka deklaruar më 4 shkurt se nuk do t’i ftojë 15 atletë të tjerë rusë, të cilët janë larguar për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Korenë Jugore.

Atletët janë në mesin e 28 rusëve, të cilët kanë pasur ndalime të përjetshme për doping. Mirëpo Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), ka vendosur t’i heqë këto ndalime.

Sipas saj nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme se atletët kanë përfituar nga sistemi i dopingut që është sponsoruar nga shteti në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014 që janë mbajtur në Soçi.

Komiteti Olimpik rus që tanimë është i pezulluar ka thënë së dëshiron të dërgojë 15 nga 28 atletët në Pjongçang për të qenë pjesë e Atletëve Olimpikë nga Rusia (OAR), nën flamurin olimpik.

Mirëpo IOC ka thënë përmes një deklarate se ka refuzuar kërkesën.

Gara në Lojërat Olimpike zyrtarisht fillon më 7 shkurt, ndërsa ceremonia e hapjes do të mbahet më 9 shkurt.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ftuar më herët 169 rusë për të garuar nën flamurin neutral./REL

Related posts

Canelo Alvarez kërcënon Golovkin: Po vij për të të treguar vendin

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit: Kemi prekur fundin, Leclerc është një djalosh që ka nevojë të rritet

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Alarm në Lojërat Olimpike, shkon në 91 numri i të infektuarve me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment