Futboll Sport

“PRES NJË NDESHJE TË VËSHTIRË”/ Flet mbrojtësi i Islandës: Franca lëndoi krenarinë e Shqipërisë…

Hjiortur Hermanson, mbrojtësi i djathtë i përfaqësueses së Islandës, vjen në Shqipëri me mendimin se skuadra islandeze është e përgatitur për rezultat ndaj kuqezinjve në “Elbasan Arena”.

Për të kjo është vizita e parë në vendin tonë, por 24-vjeçari e di që do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos pasi Shqipëria pësoi një humbje të thellë në Paris përballë Francës.

“Mendoj se ndeshjet me Francën në fushën e tyre nuk mund të thonë gjë për situatën e skuadrave. Sigurisht i pres të jenë të lënduar nga ajo humbje, ka lënduar krenarinë e tyre që janë mundur thellë, por duhet shumë punë që të shkosh në Francë e të marrësh rezultat. Padyshim ata e shohin këtë ndeshje në fushën e tyre si një mundësi për të rregulluar gjërat. Megjithatë, ne nuk na lejohet që të humbasim 3 pikët”, tha Hermanson për mediat islandeze.

“Shqipëria luan e mbledhur, është fizikisht e fortë dhe duhet të përballemi me një model të tillë loje. Kjo është ashtu si duhet të luajmë edhe ne. Nuk ka formulë magjike për të siguruar rezultate. Presim që edhe në këtë ndeshje të jetë i njëjti shpirt luftarak si në duelin e parë. Pres një ndeshje të vështirë. Nuk e fsheh se kemi ardhur në Shqipëri për të marrë tre pikët, jam i bindur se do t’i dalim”, tha futbollisti i Brondbyt.

Related posts

FROSINONE-INTER/ “Zikaltërit” dyfishojnë shifrat, shënon Perisic

Delo.autor

REI MANAJ DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Sulmuesi i Kombëtares piketohet nga dy ish-ekipet…

Delo.autor

Nëse ndodh kjo, mbrojtësi Skriniar largohet nga Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment