Futboll Seria A Sport

PAQUETA NUK BIN TRAJNERIN GIAMPAOLO/ Milan hedh “tentakulat” nga lojtari argjentinas…

Pas një merkato verore deri diku të qetë, drejtuesit e Milanit po punojnë ta përforcojnë skuadrën në merkaton e ardhshme.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, tekniku i kuqezinjve nuk duket i bindur nga Lukas Paketa, për t’i besuar atij rolin e lojtarit pas 2 sulmuesve, të cilin momentalisht e bën Suso. Në këtë situatë drejtuesit kanë filluar të shikojë lojtarë të tjerë për atë repart.

Një futbollist që Milani po ndjek me kujdes është Rodrigo De Paul, i cili prej 3 vitesh aktivizohet te Udineze. Argjentinasi duket si profili ideal nga trajneri i “Djallit” për atë pozicion dhe drejtuesit do të provojnë në merkaton e janarit ta marrin atë në “San Siro”.Rodrigo_De_Paul_Udinese

Për 25-vjeçarin Milani kishte shfaqur interes edhe me parë, por një marrëveshje nuk u arrit për shkak të kërkesave të larta nga klubi i tij aktual.

Related posts

“GJELAT” I NDERON PAVARD/ Franca merr kreun e Grupit B, zgjohet edhe Holanda

F.autor

Flet blerja e re e Juventus: Nuk bëra gabimin e Gagliardini-t

Q.Autor

KRITIKON PLANET E UEFA-S PËR KRIJIMIN E NJË KOMPETICIONI/ BE: Super Liga kërcënon vlerat europiane

Delo.autor

Leave a Comment