Formula 1 Sport Të tjera

PREJ 6 VITESH NË KOMA/ “Le Parisien” lëshon lajmin: Schumacher është i…

Shumë vite pas aksidentit fatkeq në alpet e Francës, Michael Schumacher është i vetëdijshëm për atë që ndodh rreth tij.

Për vite me radhë në gjendje vegjetative, pas aksidentit të 29 dhjetorit të vitit 2013, ish-kampioni i Formula 1 duket se po shënon progres në gjendjen shëndetësore.

Ai i është nënshtruar një trajtimi me qeliza staminale në spitalin francez “Georges Pompidou”.

“Le Parisien”, e cila dha e para lajmin për mbërritjen e ish-pilotit në kryeqytetin francez, citon disa burime brenda spitalit, sipas të cilave ish-kampioni është përmirësuar.

“Po, është në departamentin tim. Dhe unë ju siguroj se ai është i vetëdijshëm”, ka thënë një prej mjekëve kardiologë që trajtojnë Shcumacher-in.

Ndërkohë, familja Schumacher vijon të mbetet e mbyllur përballë mediave dhe nuk jep asnjë detaj. Sipas “Le Parisien”, risia e vetme e ditës së fundit në spitalin parizien ku po trajtohet Schumi ishte vizita e mikut të tij të vjetër, Jean Todt, i cili ka qëndruar me të për rreth 45 minuta. Ai më pas ka lënë spitalin duke dalë nga një derë dytësore, pa u parë nga askush.

Michael Schumacher u aksidentua më 29 dhjetor 2013, ndërsa bënte ski së bashku me të birin në Meribel, një zonë malore në Alpet Franceze. Ai u rrëzua dhe përplasi kokën në një shkëmb, çka i shkaktoi dëmtim serioz në kokë. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Grenoble, ku iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Më pas, ai u fut në gjendje kome të induktuar nga mjekët për rreth 6 muaj. Më 7 mars 2014, gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Pas kësaj, ai u zhvendos në Zvicër, ku shtëpia në të cilën banonin edhe familjarët e tij u kthye në një spital personal.

Në nëntor 2014, u raportua se Schumacher ishte “paralizuar dhe rrinte në karrocë me rrota” dhe u fol për humbje kujtese dhe pamundësi për të folur. Familja e tij ka qenë gjithnjë e rezervuar në lidhje me gjendjen reale të ish-kampionit.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Anglia publikon listën për gjysmëfinalen me Holandën, ja emrat (FOTO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Të ndrydhur nga izolimi, lodra dhe kukulla seksi gratis për sportistët në Fshatin Olimpik

Delo.autor

JUVENTUS PARAKALON MILAN/ “Zonja e Vjetër” gati t’i bëjë dhuratë Pirlos ëndrrën e “Kuqezinjve”

Delo.autor

Leave a Comment