Futboll La Liga Sport

“E ADMIROJ PREMIER LEAGUE”/ Rrëfehet Sergio Ramos: Ronaldo? Është një lojtar i madh por…

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka dhënë një prononcim së fundmi për “Gazzeta dello Sport”.

Ramos u shpreh gjatë prononcimit se CR7-ta është një lojtar shumë i madh, po ai ka luajtur edhe me emra të tjerë si Zidane, Raul, apo edhe Casillas.

Më tej, Ramos ka shprehur admirimin edhe për të luajtur në Premier League, dhe nuk dihet se ç’do i sjellë e ardhmja.

Cristiano Ronaldo? Ai ishte një ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë së Real Madrid, por edhe të futbollit. Mirëpo, unë kam luajtur edhe me lojtarë të tjerë që janë kampionë si Ronaldo Fenomeni, Roberto Carlos, Zinedine Zidane, Casillas, apo edhe Raul.

Do të më pëlqente të luaja në Premier League, sepse është një kampionat që unë gjithmonë e kam admiruar. Gjithsesi, unë asnjëherë nuk e kam marrë në konsideratë për t’u larguar nga Real Madrid. Sidoqoftë, nuk dihet se ç’do të ndodhë në të ardhmen”, është shprehur mbrojtësi.

Related posts

DE BIASSI I LA JASHTË ËNDRRËS “EURO 2016″/ Ku janë sot KATËR futbollistët. Njëri kërkohet nga… LIVERPOOL

F.autor

CHAMPIONS/ Mbyllen 2 ndeshjet e para dhe INTER gëzohet, Tottenham 90% i eleminuar

Isa.Autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Ylli i madh REFUZON kalimin tek bardhezinjtë

Isa.Autor

Leave a Comment