Futboll Seria A

Arrihet marrëveshja, Interi transferon sulmuesin që e kërkonte Reali

Interi raportohet se ka rënë dakord për të transferuar sulmuesin e talentuar, Lautaro Martinez.

Sipas asaj që shkruan “Sportitalia”, zikaltrit janë pranë marrëveshjes për 23 milionë euro me klubin argjentinas, Racing Club.

Sulmuesi 20-vjeçar është gjithashtu një objektiv i njohur për Atletico Madrid dhe Real Madrid, ndërsa disa javë më parë Roma ishte shumë pranë nënshkrimit.

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio në fundjavë ka qenë në Argjentinë për të negociuar me klubin që zotëron kartonin e lojtarit.

Dritarja e transferimit në Serie A është mbyllur, por Martinez në qershor do të bashkohet me Interin.

Related posts

ZBULOI “OPERACIONIN RONALDO”/ Gazetari: Guardiola ka firmosur kontratë 4-vjeçare me…

Delo.autor

Gjyla: Punojmë për të ardhmen, besim te elementi i ri

Sadik.Autor

Si sot, 120 vjet më parë zhvillohej kampionati i parë i futbollit në Itali

Sadik.Autor

Leave a Comment