Futboll Kosova Sport

NË 2 NDESHJE 3 GOLA/ Valdet Rama “shpërthen” në Gjermani

Në 2 ndeshje ka shënuar 3 gola. Ish-futbollisti i Kukësit, Valdet Rama, është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Ligën e tretë gjermane me skuadrën e Mepen.

Pas debutimit me gol ndaj CZ Jenës, 31-vjeçari realizoi dopietë në sfidën e sotme ndaj Kaiserslauternit.

Rama hapi serinë e golave në minutën e 3-të, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqtë barazuan shifrat në minutën e 11-të, ndërkohë që Mepen realizoi edhe 2 gola të tjerë duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 3-1.

Ndërkohë në pjesën e dytë shqiptari nuk u mjaftua me një gol, teksa realizoi të dytin personal në minutën e 66-të.

Mepeni e mbylli sfidën me triumfin e thellë 6-1.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Haaland dhe Mbappe janë ëndrrat e mëdha, por Real ka edhe një alternativë të bujshme

Delo.autor

Zbulohet transferimi i parë i Chelseas për sezonin e ri

Sadik.Autor

MË NË FUND NJË LAJM I MIRË PËR JUVENTUSIN/ Tre lojtarë priten të rikuperohen për sfidën e ardhshme

F.autor

Leave a Comment