Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ NEWCASTLE/ Flet trajneri Klopp: Nisa të shijoj futboll pas minutës së…

“Nisa të shijoj ndeshjen pas minutës së 35-të, kur nisëm të luajmë futboll. Deri atëherë ishte e vështirë, pasi Newcastle po luante shumë mirë. Ishin të shpejtë për të kaluar pas mbrojtjes tonë, ndaj nuk ishte e lehtë ta fitonim këtë ndeshje”, u shpreh trajneri Jurgen Klopp, pas fitores 3-1 të Liverpool ndaj Newcastle. Sukses që mban “reds” në krye të Premier League.

“Na u desh pak kohë për të gjetur ritmin e duhur, por më pas realizuam dy gola të bukur dhe morëm kontrollin e lojës. Në pjesën e dytë u thashë djemve se ku duhej të luanim më shumë dhe e patëm më të lehtë. Firmino dhe Salah kuptohen mjaft mirë, duke qenë të shkëlqyer në fushën e lojës”, tha Klopp, që korri suksesin e pestë me “reds” në po kaq javë kampionat.

“Nuk më pëlqen të jem në disavantazh dhe më pas të rikuperoj, ndaj nga kjo ndeshje duhet të mësojmë shumë. Por kjo ndodh kur luan pas një pushimi 2-javor, të duhet kohë të gjesh ritmin. Origi? U dëmtua në gju dhe shpresoj të mos jetë asgjë serioze. Do të kryejë një skaner, por më tha që është në gjendje të luajë”, tha Klopp.

Related posts

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME GREQINË/ Trajneri Mancini: Kur përfundon një cikël lojtarësh ekspertë, nevojitet…

Delo.autor

LEGJENDA E MANCHESTER UNITEDIT/ Rooney deklaron: Van Gaal ka qenë trajneri më përgatitur se…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ 3 milionë euro në sezon për 4 vite, Inter arrin marrëveshjen me yllin e Kamerunit…

Delo.autor

Leave a Comment