Futboll Seria A

Dëmtimi ndaj Sassuolos, mësohet sa do të mungojë Matuidi

Blaise Matuidi mund të mungojë deri në një muaj, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e djeshme ndaj Sasuolos.

Fitorja prej 7:0 ndaj Sassuolos kishte një koste për Juventusin, skuadër e cila për shkak të lëndimit humbi mesfushorin Blaise Matuidi.

Francezi u largua para kohe nga ndeshja, ndërsa testet e para nuk japin sinjale të mira.

Sipas Corriere della Sera, Matuidi pritet të mungojë rreth një muaji, duke humbur kështu disa ndeshje shumë të rëndësishme.

Ndër to do të jetë edhe ndeshja e parë ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve dhe ato ndaj Torinos, Atalantas dhe Lazios.

Related posts

DERBI NDAJ PARTIZANIT/ “Buzëqesh” Bledar Devolli, Dinamos i rikthehen tre lojtarë. Ja emrat…

Delo.autor

EUROPIANI “MINIERË ARI”/ UEFA pritet të ndajë 331 milionë euro për pjesëmarrësit, ja sa përfitojnë kombëtaret…

Delo.autor

ANGLI-GJERMANI/ Sfida e gjigantëve, mes historisë e dështimit. Ja pikat e dobëta dhe të forta…

Delo.autor

Leave a Comment