Futboll La Liga Sport

NDIZET ALARMI I KUQ TEK “LOS BLANCOS”/ Ja lajmi i keq që merr Zidane në prag të përballjes me PSG

Real Madridi ka konfirmuar se Marcelo nuk do të luajë në përballjen ndaj Paris Saint-Germain e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Mbrojtësi brazilian pësoi lëndim fundjavën e kaluar në fitoren 3-2 ndaj Levantes në La Liga.

Lojtari 31-vjeçar pësoi lëndim në pjesën e parë të ndeshjes, por arriti që të luante gjatë gjithë takimit, ndërsa Los Blancos kanë konfirmuar të hënën se ai nuk do të luajë ndaj parisienëve.

Marcelo i bashkohet lojtarëve të tjerë të lënduar si, Isco, Luka Modric dhe Marco Asensio, me Zinedine Zidane që përballet me një krizë të lëndimeve të lojtarëve në “Santiago Bernabeu”.

Brahim Diaz dhe Fede Valverde nuk do të luajnë po ashtu ndaj kampionit të Ligue 1, pasi nuk do të kthehen deri në fund të këtij muaji.

Related posts

Sokratis: Nuk e mendoj largimin nga Dortmundi

Q.Autor

KATËR ORË TAKIM PËR HYSAJN/ Rinovimi “MILIARDER”, diktati “ANCELOTTI” dhe kushtet për largim!

F.autor

E papritur në Leipzig-Bayern Munchen, ylli gjerman shpërthen ‘Red Bull Arenën’

Q.Autor

Leave a Comment