Moto GP Sport

PLAS SHERRI MES DY PILOTËVE TË MOTO GP/ Flet Jorge Lorenzo: Më mbështet armiku dhe kritikon…

Polemikat mes dy pilotëve të Honda kanë vijuar edhe pas garës së Misano, në Moto GP. Ai që ka folur këtë herë është Jorge Lorenzo. “Nuk i kam kuptuar kritikat e Marc pas rikthimit tim në pistë, pasi ai ka qenë gjithnjë në anën time edhe kur kemi patur fërkime në pistë. Çuditërisht, ai që më kuptoi ishte Rossi dhe jo Marquez”, tha Jorge Lorenzo.

“Kur garon në një sport të tillë të rrezikshëm dhe pëson një aksident të tillë, mendon edhe të tërhiqesh përgjithnjë. Për mua kjo nuk ka qenë hera e parë, ndaj nuk e kuptoj kritikat e Marquez. Asnjë nuk ka dëshirë të rrëzohet dhe dëmtohet në pistë, të gjithë garojmë për të fituar”, u shpreh Jorge Lorenzo, në sezonin e parë te Honda.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Cagliari. Rezultati 2-0

Delo.autor

SUPERIORE/ Spikasin Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Kukësi, ja axhenda e javës së 21-të…

Delo.autor

BARCELONA-DYNAMO KYIV/ Koeman i beson treshes së sulmit Depay-De Jong-Dest (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment