Futboll Kombëtarja Ndeshjet Live

MIGJEN BASHA DREJT AUSTRALISË/ Ja skuadra ku pritet të transferohet mesfushori shqiptar

Vetëm disa javë pasi komunikoi lamtumirën e tij nga Kombëtarja shqiptare, Migjen Basha konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut.

Mesfushori shqiptar edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën greke, ditën e martë zyrtarizoi prishjen me konsensus të marrëveshjes, duke u shndërruar në një lojtar të lirë në treg.

Sipas mediave të huaja, ish-mesfushori i Torinos do të transferohet te Melbourne Victory në kampionatin australian.

Fakti që 33-vjeçari është shumë pranë transferimit në një kontinent të largët si Australia, ka ndikuar edhe në zgjedhjen e tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pasi udhëtimet Australi-Shqipëri do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme për Migjen Bashën.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Debutoi si profesionist më i vogël se 15 vjeç, infektohet me COVID-19

Delo.autor

“KEMI SKUADËR ME SHUMË KUALITET”/ Sulmuesi Seferi: Nuk kisha fat te rasti për gol, punoj fort për të kapur formacionin

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS NDAJ TOTTENHAMIT/ Drejtuesit e Ajaxit publikon letër emocionuese tifozëve: Një nderim për të gjithë ju që…

Delo.autor

Leave a Comment