Futboll Premier League Sport

HUMBJA E DYTË RADHAZI/ Skuadra e Solskjaer mposhtet nga West Ham

Manchester United ka regjistruar humbjen e dytë në kampionat. Skuadra e Solskjaer u mposht nga West Ham me rezultatin 2-0, duke ngecur në kuotën e 8 pikëve në 6 sfidat e para.

Ishte ukrainasi Jarmolenko që në minutën e 44-t gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që për të vulosur triumfin e vendasve mendoi Krosuell, i cili në minutën e 84-t dyfishoi rezultatin.

Një paraqitje e dobët për “djajtë e kuq”, të cilët javën e ardhshme do të përballen me Arsenalin.

Ndërkohë më triumfin e sotëm, West Ham është ngjitur në vendin e 4-t në kuotën e 11 pikëve.

Related posts

Kristal Abazaj larg Skënderbeut, dy ekipet belge duan ta rrëmbejnë

Sadik.Autor

NJË DERBI I MANCESTERIT MERR JETË PËR DONARUMAN/ Portieri është i detyruar të ikë nga PSG-ja

F.autor

FORMACIONET/ Daja dhe Gega duan fitoren, mungon Alban HOXHA për Partizanin

Isa.Autor

Leave a Comment