Futboll La Liga Sport

REALI FITON NDAJ SEVILLAS/ Benzema nderon madrilenët

Real Madridi ka mposhtur Sevillën mbrëmjen e sotme me rezultatin minimal 0-1. Los Blancos e filluan ndeshjen mirë duke rrezikuar portën kundërshtare disa herë më anë të Eden Hazard, Karim Benzemas dhe Dani Carvajal, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin të sakta.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në pjesën e dytë madrilenët ishin më kërkues. Pas një harkimi perfekt në zonën e rreptësisë nga Carvajal, Benzema shënoi me kokë në minutën e 64-të.

Pas javës së pestë, Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Athletic Bilbao në të parin, ndërsa në xhiron e gjashtë madrilenët do të përballen me Osasunan.

Related posts

ATALANTA-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer i beson dyshes së sulmit Ronaldo-Rashford (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton niset i pari në Francë, Vettel zhgënjen sërish

Delo.autor

STATISTIKAT/ Realizoi dopietë me Empolin, ish-sulmuesi i Interit thyen rekordin e veçantë në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment