Futboll Sport

“EURO 2020″/ UEFA reagon ashpër ndaj racizmit, pa tifozë 3 ndeshje eliminatore

UEFA ka vepruar me “dorë të hekurt” ndaj racizmit të shfaqur në eliminatoret e Europianit 2020 dhe ka pezulluar me nga një ndeshje pa tifozë Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Tifozë të këtyre skuadrave demonstruan thirrje e kore raciste gjatë ndeshjeve eliminatore të shtatorit dhe institucioni drejtues i futbollit europian mori vendimin t’u kyçë stadiumet.

Rumania do të shlyejë dënimin në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Hungaria kundër Azerbajxhanit dhe Sllovakia kundër Uellsit, të tre këto ndeshje të planifikuara për në muajin tetor.

Përveç mbylljes së stadiumit për një ndeshje, federatat përkatëse të këtyre vendeve kanë marrë edhe nga një gjobë monetare që varion nga 20 deri në 83 mijë euro.

Related posts

“PRANË DIVORCIT”/ L’Equipe zbardh të ardhmen e Messi-t, palët vendosin kushte

F.autor

(FOTO) Pas zyrtarizimit tek Liverpool, vjen reagimi i parë nga Van Dijk

Q.Autor

“LEGJEONARËT”/ Paraqitje pozitive e lojtarëve shqiptarë në Europë, ja si janë vlerësuar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment