Futboll Sport

UEFA “THE BEST AWARDS”/ Messi mbërrin së bashku me familjen në Milano

Lionel Messi tashmë gjendet në Milano. Kapiteni i Barcelonës do të jetë i pranishëm në ceremoninë e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 që do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30.

Messi mund të fitojë sonte tri çmime, “The Best” (Lojtari i Vitit), çmim për golin e vitit si dhe i padiskutueshëm është në formacionin e vitit.

Për çmimin “The Best”, Messi garon me Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.

Bashkë me Messin kanë fluturuar edhe portieri Ter Stegen, si dhe mesfushori De Jong, që pritet të jenë në 11-shen e vitit.

Related posts

KATAR “2022”/ Organizatorët: 7 punëtorë stadiumesh me Covid-19! Kantieret mbeten hapur

Delo.autor

Dështon transferimi te Panathinaikos, Ergys Kaçe firmos sot me …

Q.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR MARK MARKEZ/ Piloti spanjoll do të mungojë në Çmimin e Madh të Argjentinës

F.autor

Leave a Comment