Futboll Sport

MOURINHO “BRAKTIS” SKENËN/ Ja momenti kur ndërpret bisedën me të fejuarën e Buffon (VIDEO)

Nuk shkoi në mënyrën më të mirë mbrëmja gala e organizuar nga FIFA në teatrin e Milanos “La Scala”, ku u ndanë çmimet për më të mirët e vitit.

Një situatë e sikletshme ndodhi mes trajnerit portugez Jose Mourinho dhe prezantueses Ilaria D’Amico, që është njëkohësisht edhe e fejuara e Gigi Buffon.

Tekniku portugez e mori me sportivitet pyetjen se kush mund ta stërvitë formacionin më të mirë të shpallur nga FIFA, duke dhënë një përgjigje që shkaktoi të qeshura e humor.

“Formacionin më të mirë mund ta stërvitë ndonjë trajner i papunë si unë dhe Capello, apo Zenga, sepse të tjerët nuk mund të stërvitin dy skuadra njëkohësisht”, tha portugezi.

Por më pas Mourinho zgjodhi që të largohet pavarësisht se D’Amico ishte duke e “bombarduar” me pyetje.

Related posts

SKENARËT PËR VENDIN E PARË/ Shqipëria për pikë në Izrael dhe fitore me Skocinë

F.autor

PUBLIKIMI I PAGAVE/ Zbulohet skandali me rrogat e futbollistëve të Superiores

Delo.autor

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ Emery kërkon të ruajë vendin e 4 në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment