Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi Barzagli rikthehet sërish tek Juventus, këtë herë në rolin…

Andrea Barzali është rikthyer përsëri te Juventusi, por këtë herë jo në rolin e futbollistit siç jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë.

Ish-mbrojtësi i bardhezinjve do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Mauricio Sarri dhe do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme, për të filluar punën.

Italiani i dha fund futbollit në përfundim të sezonit të kaluar, teksa deklaroi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Lajmin për rikthimin te “Zonja e Vjetër”, të 38-vjeçarit e kanë njoftuar vetë torinezët, të cilët kanë konfirmuar se Barzali do të jetë pjesë e stafit teknik.

Barzali luajti për Juventusin si futbollist për 8 sezone, nga 2011 ku arriti të fitojë edhe 8 tituj kampionë.

Related posts

VAZHDON KRISJA TEK NAPOLI/ Hysaj “mollë sherri” tek klubi, presidenti De Laurentiis i del përsëri kundër Gatussos

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike pa spektatorë

Delo.autor

NUK U GRUMBULLUA TEK KOMBËTARJA PËR NDESHJET E MUAJIT SHTATOR/ Mbrojtësi Balliu drejt transferimit tek…

Delo.autor

Leave a Comment