Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Gafa e Barcelonës, bleu Dembele në vend të…

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Barcelona preferoi të blinte Ousmane Dembele përpara Kylian Mbappe në verën e vitit 2017.

Kjo prapaskenë e bujshme është zbuluar nga Josep Maria Minguella, agjenti që solli Lionel Messin te Barça kur ishte vetëm një fëmijë i vogël.

Në mikrofonat e “Radio Marca”, Minguella ka zbuluar se pas shitjes së Neymar në vitin 2017 te Paris Saint Germain, ai u propozoi drejtuesve të Barçës ta zëvendësonin yllin brazilian me Kylian Mbappe që në atë periudhë ishte pjesë e Monacos, por vetëm pak javë më vonë u transferua te Paris Saint Germain për 180 milionë euro.

Por te Barcelona e refuzuan propozimin që u bëri Minguella duke firmosur me Dembele nga Dortmundi dhe duke snobuar Mbappe, pasi cilësonin si më të fortë pikërisht Ousmane Dembele.

Një zgjedhje e gabuar kjo dhe me siguri që tashmë drejtuesit e Barcelonës duhet të jenë penduar.

Related posts

SIMEONE NË DYSHIM TEK ATLETICO? Spanjollët shpjegojnë: Duhet të dhurojë 40 milionë euro…

Delo.autor

“RROFTË HITLERI!”/ Barcelona përjashton grupin e ultrasve, ja dënimi që jep klubi

Delo.autor

PENALLTIA DRAMATIKE KUNDËR INTERIT/ Ja arsyet pse arbitri mori vendimin për ta akorduar

Delo.autor

Leave a Comment