Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Rindahen sërish tribunat, për shkaqe sigurie Tirana lëshon…

Të dielën në orën 19:00, do të luhet në Selman Stërmasi derbi parë i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit.

Pak orë më parë Tirana, njoftoi se ka nisur shitja e biletave, madje janë ndarë dhe tribunat, por është sërish vet klubi që ka bërë një ndarje të re të tyre.

Kështu Tirana ka lëshuar tribunën A, që historikisht, në derbi ka qenë vetëm i bardhebluve. Mirëpo ndarja e tribunave për shkak të sigurisë në stadiume ka bërë që këtë herë të jetë Partizani ai që do të vendosë mbështetësit në sektorin A të tribunës qëndrore.

NDARJA E TRIBUNAVE

Kështu që Partizani do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2 dhe H. Ndërkaq Tirana do të ketë B1, B2, C, D,E,F dhe G. Çmimet mbeten ato që klubi informoi në njoftimin e parë.

Related posts

Gattuso ndal euforinë: Milani ka ende probleme!

Q.Autor

Miqësorja në “Loro Boriçi”, futbollistët e Kosovës me dorën në zemër për himnin e Shqipërisë (VIDEO)

Sadik.Autor

“Bomba” nga Spanja dhe Anglia: Icardi ka kryer vizitat mjekësore te Reali!

Q.Autor

Leave a Comment