Futboll La Liga Sport

U TRANSFERUA TEK “KATALANASIT” KËTË VERË/ Tregon De Jong: Nëse nuk zbarkoja tek Barcelona, do të…

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka pranuar se ai mund të ishte bashkuar me Manchester City-n apo Paris Saint-Germainin nëse nuk do të ishte transferuar te katalunasit.

Ish-futbollisti i Ajaxit u transferua te Barcelona gjatë verës edhe pse për të ishin të interesuara shumë klube të mëdha europiane.

22-vjeçari ka treguar se Barcelona ishte zgjedhja e tij e parë, pavarësisht se ai kishte edhe opsione të tjera ku mund të transferohej.

“Nëse nuk do të ishte Barça, do të luaja për PSG-ja ose City”, tha De Jong.

“Kur Barcelona shprehu interesimin e madh për mua më bindi dhe unë bisedova me familjen dhe agjentin tim. Më pas ne vendosëm dhe agjenti im erdhi këtu për të negociuar”, rrëfen futbollisti i Barcelonës.

Related posts

Bolt transferohet në Norvegji, “gradohet” kapiten

Sadik.Autor

“FUTE DREQIN”/ Vanda Nara nuk përmbahet kur ICARDI i shënon Strakoshës (VIDEO)

Isa.Autor

ÇMENDET TENISTI/ Hedh karrigen duke e përplasur në fushë dhe largohet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment