Futboll Premier League Sport

“NUK BESOJ SE ËSHTË NË KRIZË”/ Flet Ish-drejtuesi i Chelseat: Ky është klubi që i duhet Mourinhos

Ish-drejtori i përgjithshëm i Chelsea-it, Peter Kenyon, ka folur për Jose Mourinho-n në një intervistë të dhënë për AS.

“Nëse unë do të bëhesha drejtuesi i një klubi të madh, trajneri i parë për të cilin do të mendoja do të ishte Mourinho. Po flasim për një trajner të nivelit të lartë, i zgjuar, me shumë eksperiencë”.

Nuk besoj se është në krizë, i duhet vetëm një klub i përshtatshëm në aspektin e strukturës dhe organizimit”, ka thënë Kenyon.

“Unë mendoja se United ishte vendi i duhur për të, duke parë se bëhej fjalë për një klub shumë të organizuar, por gjërat kanë shkuar keq. Gjithsesi, jam i sigurt se Mourinho do të drejtojë shumë shpejt një klub të madh”.

“Nuk duhet të harrojmë se jeta e një trajneri është shumë stresuese. Janë në presion për rezultate dhe kështu ka qenë gjithmonë, por ky presion është shtuar në kohët e fundit.  Duhet të flasin gjithmonë në konferencë për shtyp dhe fjalët që thonë analizohen në mënyrë të detajuar”.

Related posts

ROKADË DREJTUESISH/ Monchi largohet nga Roma, ja ekipi që preket…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi: Xhixha kërcënon me kokë bardheblutë, Lika bën heroin (VIDEO)

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Beckham “shënjestron” Messin dhe Ronaldon për t’i transferuar tek… Inter Miami

Delo.autor

Leave a Comment