Futboll Sport

PRAG DERBI/ Ardi Mema përjashton nga stërvitja titullarin e skuadrës (FOTO)

Ditën e nesërme klubi i Tiranës ka një ndeshje shumë të veçantë, pasi do të luaj derbin me Partizanin.

E kur duhet që gjithçka të shkojë në mënyrën e duhur, një situatë jo e mirë ka lindur në seancën stërvitore të së premtes.

Trajneri Ardian Mema ka përjashtuar nga stërvitja një nga titullarët, mbrojtësin Eni Imami.

Gjatë seancës, Mema i ka tërhequr disa herë vëmendjen për sjelljen jo të mirë që mbrojtësi i majtë po bënte, pasi ka bërë disa ndërhyrje të ashpra ndaj shokëve të skuadrës.

Pak para se të përfundonte seanca, trajneri Mema e ka nxjerrë nga stërvitja dhe e ka dërguar në dhomat e zhveshjes.

Nuk dihet se si do të veprojë klubi apo dhe vetë trajneri me mbrojtësin titullar, nëse do ta grumbullojë në derbi apo jo, kjo mbetet për t’u parë ditën e sotme.

Image

Related posts

FOTO/ UEFA: Këto janë 10 transferimet më të mira të merkatos së janarit

Q.Autor

Sindrit Guri zbulon të ardhmen/ Ja ku do të luaj sezonin e ardhshëm…

Sadik.Autor

Nisin sondazhet e post-Sampaolit, ja disa emra për trajnerin e ri të Argjentinës

Isa.Autor

Leave a Comment