Basketball Të tjera

Basketboll/ Euroleague, Real Madrid triumfon ndaj Barcelonës

Real Madrid ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Euroleagues.

Basketbollistët madrilenë kanë triumfuar kundër rivalit të përbetuar Barcelonës me rezultat 87-75.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar deri në sekondat e fundit, kur Los Blancos e mbyllën njëzet minutshin e parë me një epërsi prej dy pikëve, 40:38.

Periudha e parë ishte krejtësisht e barabartë mes këtyre dy ekipeve, ku ky çerek përfundoi 15:15.

Slloveni vazhdon shkëlqimin edhe me Realin pasi u shpall kampion me kombëtaren në kampionatin evropian të basketbollit

Por, thyeja e madhe në ndeshje ndodhi në çerekun e tretë kur vendasit realizuan 28 pikë kundrejt 14 të pranuar.

Megjithëse kataluansit triumfuan në dhjetë minutshin e fundit, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen për Barcën, e cila u mposht me rezultat prej 87-75.

Basketbollisti më efikas në ndeshje ishte slloveni Luka Doncic, i cili realizoi 26 pikë ndërsa te mysafirët ishte Ante Tomic me 17.

Pas kësaj, Reali ka bilanc prej gjashtë fitoresh dhe po aq humbjesh ndërsa Barcelona ka katër fitoreve kundrejt tetë humbjeve.

Related posts

NBA/ Probleme për Lakers, ylli i skuadrës dëmton dorën në miqësore

Delo.autor

FORMULA 1/ Penalizohet me dhjetë vende Hamilton në garën e Turqisë, Verstappen shans të artë për të rimarrë kreun

Delo.autor

NBA/ Lakers “thyhen” nga Bucks, Rockets mposhtin Blazzers

Delo.autor

Leave a Comment