Futboll Sport

NGJARJA E RËNDË VJEN NGA TURQIA/ Kishin grindje për derbin, përfundimi është tragjik (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, pas një sherri mes dy tifozëve kundërshtarë të Galatasarait dhe Fenerbahçes.

Dy tifozët ishin duke e ndjekur derbin ditën e djeshme në të njëjtin lokal dhe, gjatë zhvillimit të ndeshjes kishin një grindje midis tyre. Pas ndërhyrjes së personave që ndodheshin aty, të dy tifozët u ndanë dhe shkuan në shtëpitë e tyre.

Megjithatë asgjë nuk kishte përfunduar këtu, pasi njëri nga tifozët i mërzitur nga dita e djeshme shkon në shtëpinë e personit që kishte sherrin dhe e gjuan me pistoletë, por ky i fundit iu shmang dhe nuk u kap nga plumbat.145240

Në nerva e sipër, pasi dështoi ta godiste me pistoletë, personi në fjalë merr thikën dhe e godet në trup duke i shkaktuar plagë të shumta, të cilave nuk mundi t’iu mbijetojë. PanoramaSport

Related posts

Milan 4:1 Hellas Verona, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

KONFERENCA PËR SHTYP/ Trajneri Reja dhe kapiteni i Kombëtares flasin në prag të sfidës ndaj Turqisë

Delo.autor

JUVETUSI FAVORIT PËR CHAMPIONS/ Ja pse formacioni i Alegrit bind për të fituar trofeun

Isa.Autor

Leave a Comment