Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Ferrari në telashe, “luftë e ftohtë” mes Vettel dhe Charles Leclerc

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, gjendet në mes të dy zjarreve: Të mbajë e Charles Leclerc, që është e ardhmja e “kokëkuqes”, apo të Sebastian Vettel, një ikone të këtij sporti. Duket qartë që te makina italiane situata është e tensionuar dhe askush nga pilotët nuk dëshiron të hapë krahun.

Komunikimet në radio në garën e fundit në Sochi konfirmuan klimën e tensionuar mes dy pilotëve dhe drejtuesve të pafuqishëm të ndërhyjnë. “Duhet të lësh Charles të parakalojë”, ishte urdhëri që drejtuesit i thanë Vettel, që replikoi: “Nëse afrohet ia hap unë krahun”.

Charles ishte 4 sekonda pas dhe parakalimi ndodhi vetëm në bokse, por më pas situata shkoi për ters për makinën italiane.

Gjithsesi, komunikimet e shpeshta në radio gjatë garës tregojnë se situata është po aq e tensionuar si dikur mes Hamilton dhe Rosberg te Mercedes. Nëse atëherë dy pilotët duelonin për titull, këtë herë dy pilotët duan të tregojnë se kush është më i forti.

Related posts

BLEJA E RE BINDI MILANIN/ Ricardo Kaka krahason: Paqueta është ndryshe nga unë, ja çfarë i uroj

Delo.autor

“KUR MBETET MË PAK SE…”/ Barça pa Lionel Mesin! Klubi justifikon mungesën (FOTO)

F.autor

ZBEHU TRIUMFIN NË “CARABAO CUP”/ Ja çfarë bëri tifozi me aftësi të kufizuara portierit Kepa (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment