Futboll Sport

“ËSHTË NJË NDESHJE E RËNDËSISHME”/ Flet Javier Zanetti: Kemi bërë një fillim të shkëlqyer, por…

Interi do të përballet ditën e sotme me Barcelonën në “Kamp Nou”, në një ndeshje që pritet të jetë e vështirë për zikaltërit.

Vështirësinë e kësaj ndeshje e ka pranuar edhe Havier Zaneti, i cili gjithashtu shton se ka besim se do të marrin një rezultat pozitiv: “Gjithmonë është një ndeshje e rëndësishme, pasi janë dy ekipe me traditë dhe histori të madhe do të përballen me njëra-tjetrën. Mesi? Ne e dimë se çfarë lloj lojtari është ai. Është gjithmonë e vështirë dhe e ndërlikuar ta kesh atë kundërshtar. Kemi bërë një fillim të shkëlqyer, por sezoni është shumë i gjatë. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Sot është një ndeshje e rëndësishme që do të na tregojë se deri ku jemi. Favoritët? Nuk ka favoritë mes këtyre 2 skuadrave. Do të përballen dy ekipe shumë të mira, me lojtarë të shkëlqyer dhe loja do ta tregojë këtë. Të luash këtu është gjithmonë e vështirë, por ne kemi besim se do të marrim një rezultat pozitiv.”, u shpreh Zaneti.

Në këtë ndeshje zikaltërit do të luajnë pa njërin nga lojtarët më të mirë të ekipit, siç është Lukaku i cili vuan nga disa probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme.

Related posts

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Ja si është PROGRAMUAR të rreshtohet Kukësi… (FOTO)

Isa.Autor

DASHURIA E KËTIJ SEZONI/ Alaba i rikthehet festimit epik pas triumfit në Champions (VIDEO)

F.autor

Ç’po paralajmëron Bale: Shpejt, një futbollist do të shitet 500 milionë euro…

Sadik.Autor

Leave a Comment