Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Starton sfida Europa League Alkmaar-Manchester United

Manchester Unitedi ka udhëtuar në Holandë për përballjen me AZ Alkmaarin në kuadër të Ligës së Evropës, që do të zhvillohet sonte në orën 18:55.

“Djajtë e kuq” do të tentojnë ta sigurojnë një fitore bindëse kundër holandezëve, për të qenë në humor të mirë para përballjes me Newcastle në Premeirligë këtë fundjavë, transmeton Gazeta Express.

Lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer së fundi luajtën të hënën, në barazimin 1:1 në shtëpi kundër Arsenalit. Edhe pse “Djajve të kuq” u mungojnë disa lojtarë kryesorë për këtë ndeshje, ata janë favoritë për ta siguruar sonte fitoren e dytë radhazi në Evropë.

Kundërshtarët e tyre holandezë barazuan 2:2 me Partizanin e Beogradit në ndeshjen hapëse të Grupit L të edicionit të ri të Ligës së Evropës, gjatë muajit shtator, përkundër që kishin luajtur me dhjetë lojtarë.

Mirëpo, skuadra e Eredivisie, nivelit të parë të futbollit në Holandë, do të shpresojë se do të mundë t’i shmangë incidentet e atilla kundër skuadrës së Solskjaerit sonte.

 

 

LIVE/ Alkmaar – Manchester United 0-0

 

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

“A THUA PO I VJEN FUNDI?” Dy futbollistët e Kukësit nuk pranojnë ndarjen e dy shteteve

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Tirana: Cungu hedh të gjithë artilerinë e rëndë, në fushë Rama dhe Limaj (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA RIVER PLATE – BOCA JUNIORS/ Plani i Perez nuk ka funksionuar, Ronaldo refuzon takimin me…

Isa.Autor

Leave a Comment