Futboll Sport

KAOS NË EUROPA LEAGUE/ ndërpritet ndeshja Dudelange-qarabag për shkak të… (FOTO+VIDEO)

E pabesueshme në Luksemburg: ndeshja e Europa League mes Dudelange dhe Qarabag është ndërprë për 25 minuta pasi në minutën e 30-të është parë të fluturojë në fushë një dron me flamurin e Armenisë, një vend që po kalon një periudhë tensionesh me Azerbajxhanin, shteti i Qarabag.

Një nga futbollistët ka provuar ta godasë dronin, por pa sukses. Arbitri ka ndërprerë ndeshjen, edhe pse tifozët azerbajxhanas kanë provuar të futen në fushë duke krijuar një kaos të vërtetë. Gjithsesi, situata është qetësuar dhe ndeshja ka  rifilluar normalisht.

Këto skena kanë kujtuar ngjarjen e shëmtuar të ndodhur në ndeshjen e luajtur mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në tetorin e 2014-ës. Ndryshe nga sfida që po luhet në Luksemburg, takimi i 2014-ës u ndërpre përfundimisht pas fluturimit të një droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe sulmit që lojtarët shqiptarë pësuan në fushë.

Qarabag po fiton 3-0.

Related posts

UEFA MERR MASA/ Dënon ashpër KOMBËTAREN serbe

Delo.autor

“TEK JUVENTUS TË KËRKOJNË VETËM NËSE E MERITON”/ Ylli De Ligt: Punojmë shumë çdo ditë për të shtyrë njëri-tjetrin të…

Delo.autor

MBI ÇËSHTJEN E PËRFORCIMEVE TEK MILAN/ Drejtori i “Kuqezinjve”: Vetëm Ibra ka rinovuar, me të tjerët jemi në…

Delo.autor

Leave a Comment