Sport Të tjera

“ÇMENDET” KAMPIONI I BOKSIT/ Shikoni çfarë bën Fury në “WWE Smackdown” (VIDEO)

Janë dashur më shumë se tetë roje të sigurisë për ta ndalur Tyson Fury që të ngjitej në ring gjatë WWE Smackdown.

Gjithçka ka nisur nga një provokim i Strowman, që është pritur me një buzëqeshje nga Fury. Atmosfera ka ndryshuar kur Strowman është sulmuar nga mbrapa nga Dolph Ziggler, të cilin Strowman e ka hedhur drejt Fury-t.

Ky verpim ka shkaktuar zemërimin e boksierit, i cili ka lënë vendin e tij dhe ka provuar të futet në ring, por është ndalur nga rojet e sigurisë.

Personaliteti i Fury-t është perfekt për WWE, por para se të ndryshojë sportin, kampioni linear i boksit në peshat e rënda do të duhet të zhvillojë sfidën e dytë me Deontay Wilder më 20 shkurt.

Related posts

Çudia “Balotelli”/ Nga “ekzili” 4-vjeçar në kapiten i Italisë

Sadik.Autor

Lineker dhe Fabregas tallen me shkarkimin e Lopetegut: Ndoshta tani do të…

Sadik.Autor

E NDIHMOI VAR-i? Manchester United MPOSHT Chelsean me polemika

F.autor

Leave a Comment