Futboll La Liga Sport

NUK FUNKSIONON VAR SIÇ DUHET/ Klubi i La Ligas kërkon përsëritjen e ndeshjes (VIDEO)

Skuadra e fundit në renditjen e La Liga-s pas tetë javëve të para është Leganes, që është mundur edhe sot 2-1 në shtëpi kundër Levante-s. Por klubi nuk është dakord dhe ka kërkuar përsëritjen e ndeshjes për shkak se VAR nuk ka funksionuar.

Klubi, në fakt, pretendon se ka patur një gabim në komunikimin e VAR-it në rastin e penalltisë që i është kundërshtarëve për kontaktin mes Siovas dhe Roger Marti.

Pronarja e Leganes, Victoria Pavon, ka qenë shumë e ashpër në konferencën për shtyp pas ndeshjes: “Është një gjë e rëndë. Nuk mund të jepe një penallti kur faulli ndodh jashtë zonës dhe kur ke në dispozicion teknologjinë”, ka thënë ajo.

“VAR nuk ka funksionuar mirë, këtë e ka thënë i deleguari ynë dhe burime të tjera. Ekziston një rregullore dhe duhet aplikuar. Avokati ynë po merret me këtë çështje dhe nuk do të ketë probleme për përsëritjen e ndeshjes”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Huddersifeld – Chelsea, shënohet goli i parë (VIDEO)

Isa.Autor

RONALDO është magjik në SHTATOR/ Ja sa GOLA ka shënuar tek REALI në 9 vite

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid e do menjëherë Mbappe, ja shuma e majme që i ofron PSG-së…

Delo.autor

Leave a Comment