Futboll Gossip Sport

“MIRË SE ERDHE NË JETË”/ Graniti dhe Leonita u bënë prindër për herë të parë, ja emri i vogëlushes

Ditën e djeshme futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Leonita solli në jetë një vajzë dhe Graniti bëri të ditur lajmin duke publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shiheshin duart e tij, të Leonitës dhe të foshnjës së porsalindur. “Mirë se erdhe në jetë princesha jonë e vogël. Mami dhe babi të duan shumë”, shkruante ai.

Ardhja në jetë e foshnjës i gëzoi padyshim të gjithë dhe urimet nuk kanë munguar. Ditën e sotme Leonita ka treguar dhe emrin që i kanë vendosur vogëlushes. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, të njëjtën foto që postoi futbollisti ditën e djeshme dhe ka zbuluar se të bijës i kanë lënë emrin e bukur Ayana.

‘Ayana Xhaka, mami dhe babi të duan përgjithmonë’, ka shkruar Leonita krahas fotos.

Related posts

LIVE/ Liverpool-Barcelona, Wijnaldum thellon shifrat për “Të Kuqtë”

Delo.autor

“SYTË” NGA BASTONI/ Inter sfidon Romën, probleme në mbrojtje për Chivu

F.autor

LIVE/ Belgjikë-Tunizi, “DJAJTË E KUQ” të etur për golead ndaj afrikanëve

Sadik.Autor

Leave a Comment