Futboll Kategoria Superiore Sport

“TRAJNERI MEMA KA BESIMIN TIM”/ Flet presidenti Halili: Nëse dikush paraqet dorëheqjen…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ishte i pranishëm ditën e sotme në seancën stërvitore të ekipit, për të parë nga afër skuadrën, ku zhvilloi edhe një mbledhje me ta, dhe teknikun Mema.

Duke folur për mediat, presidenti Halili u shpreh se i ka dhënë besim Ardian Memës, dhe pret që skuadra të bëjë kthesën në ndeshjet e radhës.

“Unë vij në skuadër kur ka ndeshje të rëndësishme, ose kur kemi pësuar ndonjë humbje të një ndeshje të rëndësishme, siç ishte ajo në Vlorë. Ne edhe barazimin e quajmë humbje. Kemi humbur 3 ndeshje. Për këtë erdha të takohem me skuadrën. Mema e ka besimin për ta drejtuar skuadrën. Ekipin e ka bërë bashkë me stafin. Nëse Mema ka presion, e ka gabim. Por them, që ai është mësuar me presionin. Tirana ka gjithmonë presionin. Besimi vazhdon për të. Të gjithë janë të lirë, nëse dikush paraqet dorëheqjen, ia pranojmë dorëheqjen.” – deklaroi presidenti Halili.

Related posts

NUK I DALIN NË LLOGARI 2 MILION EURO/ FSHF paralajmëron probleme për “Arenën Kombëtare”

Isa.Autor

THYEN REKORDIN/ Argjentina fiton Kupën e Amerikës në shtesë

F.autor

DRIDHET BOTA E SPORTIT/ MARADONA përsëri probleme me shëndetin, pritet që të…

Isa.Autor

Leave a Comment